Kalo te përmbajtja
REJUELLE
VT Cosmetics

VT Cosmetics Reedle Shot 100

Serum · Akne · Ndjeshmëri

2,590 Lekë

Skin booster me teknologjinë Cica Reedle™ për teksturë më të lëmuar, pore më pak të dukshme dhe përthithje më të mirë të produkteve të skincare.

Reedle Shot 100 është “Hapi Zero” i rutinës së kujdesit të lëkurës. Formula përdor teknologjinë Cica Reedle™, me mikrostruktura me bazë silica dhe Centella Asiatica, për të eksfoliuar butësisht, zbutur dhe rafinuar teksturën e ashpër të lëkurës.

Formula përmban Centella Asiatica, acid hialuronik me peshë molekulare të ulët dhe ekstrakt propolisi, të cilët ndihmojnë në qetësimin, hidratimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Produkti është testuar klinikisht për përmirësimin e përthithjes së produkteve dhe për kujdesin ndaj akneve.

Benefitet kryesore:

  • Ndihmon në lëmimin dhe rafinimin e teksturës së lëkurës
  • Ndihmon në minimizimin e dukshmërisë së poreve
  • Largon qelizat e vdekura dhe ndihmon procesin natyral të rinovimit të lëkurës
  • Përmirëson përthithjen e produkteve që aplikohen më pas
  • Ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës
  • Mbështet barrierën e lëkurës
  • I përshtatshëm për lloje të ndryshme lëkure, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë për akne
  • Formulë jo-komedogjenike
1

Blerje pa llogari · Pagesë e sigurt përmes Shopify

Cica Reedle™ — kombinim i silica dhe Centella Asiatica që ndihmon në rafinimin e teksturës së lëkurës.

Centella Asiatica — ndihmon në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës.

Triple Hyaluronic Acid — ofron hidratim dhe mbështet barrierën e lagështisë së lëkurës.

Green Propolis Extract — ofron efekt qetësues dhe hidratues.

Amino Acid Complex — ndihmon në mbështetjen dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës.

Përdoreni në mbrëmje, menjëherë pas pastrimit, mbi lëkurë të pastër. Aplikoni një sasi të përshtatshme dhe masazhojeni butësisht me gishta.

Pasi Reedle Shot 100 të jetë përthithur, vazhdoni me produktet hidratuese ose produktet e tjera aktive të rutinës. Reedle Shot 100 mund të përdoret çdo ditë.

E rëndësishme: Një ndjesi shpimi/tingling gjatë aplikimit mund të ndodhë. Mos e përdorni së bashku me Reedle Shot 300 ose 700, me pajisje skincare/LED, menjëherë pas procedurave dermatologjike ose mbi zona të dëmtuara të lëkurës.

50 ml

REJUELLE

Kërko

Shporta

Shporta jote është bosh.

Zbulo produktet tona të përzgjedhura për lëkurën tënde.

Vazhdo blerjet