Çfarë është barriera e lëkurës?
Shtresa e sipërme e lëkurës funksionon si një mur mbrojtës. Ceramidet, yndyrnat që lëkura i prodhon vetë, mbushin hapësirat mes qelizave dhe mbajnë ujin brenda. Kur ato pakësohen, lëkura humbet lagështi, ndihet e shtrënguar dhe reagon më shpejt ndaj çdo gjëje.
Shenjat që barriera është dobësuar
- Ndjesi shtrëngimi pas larjes
- Skuqje ose djegie nga produkte që më parë i duroje
- Lëkurë e yndyrshme dhe e thatë në të njëjtën kohë
- Puçrra të papritura, edhe pa ndryshuar rutinën
- Makeup që “plasaritet” mbi lëkurë
Çfarë e dëmton
Pastruesit e fortë largojnë pikërisht yndyrnat që lëkura ka nevojë. Eksfoliimi i tepërt nuk i lë kohë barrierës të rindërtohet mes seancave. Retinoidet dhe acidet pa pushim, ftohti, ajri i thatë dhe ngrohja në shtëpi e bëjnë situatën edhe më të vështirë, sidomos në vjeshtë dhe dimër.
Plani i rindërtimit në 4 hapa
Për 2–4 javë, lëri mënjanë acidet, retinoidet dhe scrub-et. Rutina jote bëhet e thjeshtë.
1. Pastro butë
AESTURA Atobarrier365 Gentle Foaming CleanserPastrues i butë me ceramide, që nuk e lë lëkurën të shtrënguar.beplain Mung Bean pH-Balanced Cleansing FoamShkumë me pH të balancuar, alternativë e mirë për përdorim të përditshëm.2. Rindërto me ceramide
Aestura Atobarrier 365 CreamKrem me ceramide për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Përdoret çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje.3. Ose qetëso, nëse skuqja është problemi kryesor
Zgjidh një krem, jo të gjitha. Nëse ke zgjedhur Aestura, nuk ke nevojë për një tjetër.
Centellian24 Madeca CreamKrem me centella asiatica, një nga përbërësit më të njohur koreanë për lëkurën e ndjeshme.Centellian24 Madeca Cream Time Reverse ZeroVersioni i gamës Madeca për ata që krahas qetësimit kërkojnë edhe kujdes për shenjat e kohës.Dr. Althea 345 Relief CreamKrem qetësues për lëkurë të irrituar.Torriden DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Soothing CreamHidratim i lehtë me acid hialuronik, i përshtatshëm edhe për lëkurë të yndyrshme.4. Mbro çdo ditë
Mbrojtja nga dielli vazhdon edhe në vjeshtë dhe dimër. Rrezet UV e dobësojnë barrierën edhe kur nuk e ndien diellin.
Rikthimi i aktivëve
Kur lëkura nuk ndihet më e shtrënguar dhe skuqja është qetësuar, rikthe aktivët një nga një, me nga një javë diferencë. Kështu e kupton menjëherë nëse diçka nuk të përshtatet.
Nëse lëkura digjet, kruhet ose lëshon lëng, kjo nuk është thatësi e zakonshme. Në këtë rast flit me një dermatolog.
Nuk je e sigurt cili produkt të përshtatet? Na shkruaj në WhatsApp dhe të ndihmojmë të zgjedhësh.
